Francë, 6 fëmijë të prekur nga E. Coli
16/06/2011 09:35
Gjashtë fëmijë janë shtruar mëngjesin e së enjtes në spitalin universitar të Lilesë, në Francë, për shkak të një infeksioni ushqimor të lidhur me një tip të rrallë të bakterit E. Coli.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë franceze, sipas të cilave fëmijët u ndjenë keq pasi kishin ngrënë mish të konservuar, të blerë në supermarket.
Autoritetet shëndetësore lokale njoftojnë se aktualisht, të gjashtë fëmijët ndidhen në një gjendje shëndetësore të qëndrueshme.
Deri tani, numri i viktimave të shkaktuara nga bakteri-vrasës në Evropë është mbi 30, shumica e të cilave të regjistruara në Gjermani.
Top Channel