Al Zawahiri, kreu i ri i Al Kaedës
16/06/2011 09:20
Al Kaeda ka emëruar Ayman al Zawahiri-n si liderin e ri të saj, pas vrasjes së Osama bin Laden, më dy maj nga forcat speciale amerikane.
Lajmi është bërë i ditur nga shtabi i përgjithshëm i organizatës përmes një komunikate për shtyp të publikuar në një faqe interneti.
Në këtë deklaratë Al Kaeda njofton se: “Sheiku Ayman al Zawahiri, e udhëheqtë Zoti, mori përgjegjësinë si emiri i grupit”.
Al Zawahiri dyshohet nga agjencitë e inteligjencës se ka qenë “truri operacional” i sulmeve të 11 shtatorit ndaj kullave binjake në Nju Jork.
Ai ka qenë krahu i djathtë i Osama bin Laden për vite të tëra dhe vetëm një javë më parë paralajmëroi se sheiku do të vazhdojë të “tmerrojë” SHBA edhe nga varri.
Top Channel