Afganistan, vriten katër fëmijë
16/06/2011 10:25
Rreth 30 plumba mortaje janë qëlluar dje në një zonë të Afganistanit, në rajonin e Shegalit të provincës lindore të Kunarit, duke shkaktuar vdekjen e 4 vjazave.
Lajmin e bën të ditur agjencia e shtypit “Pajhëok”, e cila citon si burim gjeneralin e ushtrisë, Auz Mohammad Naziri.
Oficeri i lartë ka saktësuar se përvec katër vajzave të vrara, të gjitha të së njëjtës familje, kanë mbetur të plagosura edhe dy gra, ndërkohë që janë humbur gjurmët e një djali të vogël.
Nga arma e përdorur ndaj familjes dyshimet për vrasjen bien mbi grupet e rebelëve, por nuk përjashtohet mundësia që motivi i krimit të ketë qenë familjar.
Top Channel