“Kundër hajnisë”. Ky është slogani përmes të cilit aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje ftojnë qytetarët e Kosovës që më 22 qershor të dalin për të protestuar në Prishtinë.

Sipas Albin Kurtit, arsyet e thirrjes së kësaj proteste paqësore janë vjedhjet që po i bëhen Kosovës nga qeveria e tanishme, që drejtohet nga kryeministri Hashim Thaçi.

“Pas vjedhjes së votave, po vidhet buxheti, pasuria dhe territori i Kosovës. Buxheti po vidhet me korrupsion në tendera, ndërsa territori me negociatat me Serbinë. Qytetarët duhet të tregojnë se heshtja e tyre nuk mund të blihet”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka theksuar se me aktakuzat e reja ndaj zyrtarëve të lartë publikë e shtetërorë po i ngushtohet rrethi kryeministrit Thaçi, i cili sipas tij po ngutet që të shesë ndërmarrjet publike, si PTK-në, KEK-un dhe të likuidojë gjigandin industrial, Trepçën.

Po ashtu, drejtuesit e forcës së tretë politike në Kosovë, shprehen se qëllimi i protestës paqësore është që të gjitha shtresat e shoqërisë, duke filluar nga bujqit e deri te pensionistët, ta thonë fjalën e tyre kundër kësaj të keqeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA