Një ekip i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe i Policisë Ekzekutive të
EULEX-it kanë kryer bastisje në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, në
një kompani të quajtur “Fimex” në Prishtinë.

Sipas një komunikate të EULEX-it, bastisjet u kryen në kontekst të një hetimi për korrupsion lidhur me disa tenderë ndërmjet vitit 2007 dhe 2009. Gjatë bastisjes janë konfiskuar materiale.

Akuzat në këtë rast kanë të bëjnë me keqpërdorim të pozitës-përvetësim dhe mitmarrje. Bastisjet u autorizuan nga një gjykatës i EULEX-it i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA