Shiste ilaçe për kafshë me pretendimin se shëronin autizmin te fëmijët, arrestohet konspiracionisti kosovar, Arianit Sllamniku
Kundër vendosjes së shtatores së Aleksandrit të Madh në sheshin qendror të Shkupit është shprehur edhe opozita maqedonase.
Shtatorja do të kushtojë 10 milionë euro dhe sipas opzitës, kjo kosto e lartë e buxhetit do të rëndojë qytetarët dhe do të komplikojë pozicionin e Maqedonisë në arenën ndërkombëtare.
“Vendosja e bustit është vulë për gjithcka. Gruevski rëndoi varfërinë e maqedonasve me 10 milionë euro. E vërteta është se gjysma e Maqedonisë nuk pajtohet me politikat e tij, por për të është e rëndësishme të vazhdojë filmin e tij”, ka deklaruar Kalinka Gaber nga LSDM.
Ndaj vendosjes së bustit reagoi sot edhe qeveria e Athinës, e cila akuzoi Shkupin se po përpiqet të përvetësojë historinë greke dhe po kultivon nacionalizmin.
Top Channel