Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur kritika të forta për qeverinë kosovare, e paaftë, sipas saj, të vendosë autoritetin në Veriun e vendit.

Për zyrtarët e LDK-së, qeveria duhet të shtrijë pushtetin sa më shpejt në këtë zonë dhe të bëjë që edhe serbët t’i binden institucioneve.

Për LDK-në gjuha e përdorur nga Ministri Brendshëm, Bajram Rexhepi, që kritikoi EULEX-in për mungesën e rendit në Veri, nuk i shërben raporteve të mira mes institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare.

“Nuk jemi të kënaqur. Deklarimet e shpeshta dhe acarimi i raporteve me ndërkombëtarët nuk shkojnë me interesat e Kosovës dhe të ardhmes së saj”, thotë Gazmend Muhaxherri i LDK-së nga grupi i ekspertëve për siguri.

Grupi i ekspertëve e cilësoi si të rrezikshëm edhe memorandumin e paraqitur nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Forcave të Sigurisë së Kosovës për bashkëpunim, edhe pse ministrat përkatës, Rexhepi dhe Agim Ceku arritën të bindnin komisionin parlamentar se ky memorandum i shërbente sigurisë së qytetarëve dhe është brenda kornizave ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA