Spanjë, rënie e lehtë e inflacionit

14/06/2011 11:20

Inflacioni spanjoll ka shënuar një rënie të lehtë në 3.4 për qind në
muajin maj, pas një rritjeje prej 3.5 për qind në muajin prill, kur
kishte prekur nivelin më të lartë që prej tetorit 2008.

Lajmin e bën të ditur instituti lokal i statistikave, INE, sipas të cilit të dhënat e llogaritura, të harmonizuara me Bashkimin Evropian, konfirmojnë një parashikim të publikuar më 30 maj, me rënien e cmimeve me 0.1 për qind në muaj mes prillit dhe majit.

Inflacioni spanjoll mbetet megjithatë në një nivel shumë të lartë, i krahasueshëm me atë të vjeshtës së vitit 2008, vetëm fare pak kohë para se vendi të binte në krizën ekonomike dhe që cmimet e pronave të tundshme të binin.

Rritja e cmimit të karburanteve, të duhanit dhe një rritje e moderuar në sektorin e pasurive të tundshme kanë ushqyer tendencën. Në muajin maj, në bazë vjetore, cmimet e pijeve alkolike dhe cigareve u rritën me 14.7 për qind, cmimet e transportit me 7.9 për qind dhe ato të shtëpive me 7.6%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA