Në kohën kur po bëhen tri vjet që nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës, ajo vazhdon të mos jetë e fuqishme në gjithë territorin.

Autoriteti i Prishtinës zyrtare mungon në pjesën veriore të Kosovës, ndonëse me Kushtetutë parashihet që shteti të jetë i pranishëm në të gjithë territorin.

Për kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, një ditë para 3 vjetorit të hyrjes nëfuqi të Kushtetutës, arritjet e institucioneve në atë pjesë janë modeste.

Sidoqoftë, se kur do të shtrihet autoriteti i shtetit të Kosovës edhe në atë pjesë ende nuk dihet.

Zëvëndëskryeministri Hajredin Kuçi është shprehur ditë më parë që duhet bashkërendim me ndërkombëtarët për të zgjidhur çështjen e veriut.

Ndërsa, duke folur për zbatimin e Kushtetutës nga ana e institucioneve, Krasniqi u shpreh se ato janë duke e zbatuar atë, por ka edhe vështirësi në këtë drejtim.

Krasniqi e bëri këtë deklaratë pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku seanca e radhës u caktua për të enjten, ndërsa me kërkesë të kryeministrit Hashim Thaçi është shtyrë për të hënën interpelanca, i cili është ftuar nga lëvizja Vetëvendosje për çështjen e autostradës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA