
Duket se gjakderdhja në Meskikë nuk është përgjegjësi vetëm e karteleve të drogës, por edhe e shteteve që pretendojnë se luftojnë këtë fenomen.
Një raport i Kongresit amerikan sugjeron se 70 për qind e armëve të zjarrit të rekuperuara në skenat e krimit në Meksikë në vitet 2009-2010 vijnë nga SHBA.
Sipas raportit, kjo tregon se kartelet meksikane të drogës po armatosen me armë zjarri të stilit ushtarak.
Senatorët që hartuan raportin kanë bërë thirrje për ashpërsimin e rregullave për të frenuar fluksin e armëve drejt Meksikës.
Presidenti meksikan Felipe Calderon ka kërkuar vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara që të ashpërsojnë ligjet e tyre për armët e zjarrit.
Raporti i hartuar nga senatorët demokratë Dianne Feinstein, Charles Schumer dhe Sheldon Whitehouse thotë se armët amerikane kanë ndikuar në “nivelin e lartë të dhunës në Meksikë”.
Top Channel