Policia bastis pronat e vëllait të ish-kryeministrit Milo Gjukanoviçit, në qendër të Podgoricës
Prej një jave në Maqedoni po zhvillohen protesta të fuqishme.
Protestat linden pas vrasjes së një 22 vjecari maqedonas nga policia, pikërisht në ditën kur partia e kryeministrit Gruevski po festonte fitoren në zgjedhje.
Protestuesit, me moton “Ndal dhunës së policisë”, kërkojnë hetimin e plotë të rastit në fjalë, dorëheqjen e disa zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe shpërbërjen e njësiteve speciale.
22 vjecari është rrahur për vdekje nga një pjesëtar i njësive speciale për të cilin dyshohet se në të kaluarën ka qenë edhe truproje personale i kryeministrit Gruevski.
Vrasja e 22 vjecarit u mbajt e fshehtë nga policia maqedonase për 2 ditë, deri kur rasti u zbulua nga mediat. Pas kësaj, autori i vrasjes së tij është vetëdorëzuar në polici.
Top Channel