Kosovë, sekuestrohen armë e municione
14/06/2011 10:50
Agjentë të Policisë së Kosovës kanë konfiskuar sot një sasi të
konsiderueshme armësh zjarri, në një banesë në fshatin Svece të
Shërpcës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i PK, Baki Kelani, sipas të cilit armët e sekuestruara janë fishekë, predha dhe armë të kalibrit të rëndë.
Sipas Kelanit, armët në fjalë u gjetën në banesën e një banori serb, i cili në momentin e ndërhyrjes së policisë nuk ishte i pranishëm.
Zëdhënësi ka shtuar më tej se më shumë detaje mbi operacionin policor do të jepen në orët e ardhshme nga vetë drejtuesit e PK.
Top Channel