Japoni, tërmeti ul fitimet e “Honda”

14/06/2011 12:00

“Honda” është bërë prodhuesi i dytë më i madh i makinave në Japoni që
brenda një jave njofton rënien dramatike të fitimeve për shkak të
tërmetit të 11 marsit.

Kompania parashikon që fitimi të jetë 195 bilionë jen, ose 2.4 bilionë dollarë, nga periudha aktuale deri në fund të marsit të 2012-ës, me një rënie prej 64 për qind krahasuar me fitimin e vitit të kaluar.

Të ardhurat do të jenë gjithashtu 8.3 trilionë jen, nga 8.9 trilionë, ka bërë të ditur kompania.

Javën e kaluar, rivali i saj “Toyota”, deklaroi se fitimet do të binin me një të tretën këtë vit. Kompania njoftoi se pret të bëjë 280 bilionë jen të ardhura nga 8.2 trilionë.

Ndërsa “Honda” deklaroi se rënia e shkaktuar nga tërmeti do të shkurtojë prodhimin, do të reduktojë shitjet dhe do të ngrejë kostot për shkak të rindërtimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA