Irak, bastisen zyrat e qeverisë, 8 të vrarë
14/06/2011 10:00
Persona të armatosur kanë bastisur zyrat e një këshilli provincial në
qytetin e Bakubës, në Irak, duke vrarë të paktën 8 persona.
Autoritetet lokale deklarojnë se bilanci i viktimave do të ritet pasi atentatorët janë ende brenda ndërtesës.
Agjencia e lajmeve “AFP” raporton se fillimisht dy autobomba shpërthyen para ndërtesës qeveritare, duke u lejuar rebelëve hyrjen në një kohë kur po mbahej një mbledhje e këshillit.
Sulmi, i kryer në provincën e Dijalasë, në veri-lindje të Bagdadit, “kopjoi” një sulm të kryer nga militantët e Al Kaedës ndaj zyrave qeveritare në Tikrit, më 29 mars, ku mbetën të vrarë 58 persona.
Top Channel