Komisioni Evropian po punon për një projekt/marrëveshje në bazë të së cilës bankat do të mund t’i zgjasin me vullnetin e tyre kreditë ndaj Greqisë, që është dhe zgjidhja e mbështetur nga SHBA.

Lajmin e ka bërë të ditur komisioneri i BE për Cështjet Financiare, Olli Rehn, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Sueddeutsche Zeitung”.

“Nuk jemi shumë larg zgjidhjes së përbashkët, sic mendojnë disa. Disa vende evropiane mbështesin pozicionin e Gjermanisë, të tjera jo”, ka deklaruar Rehn.

“Po përgatisim një marrëveshje në bazë të iniciativës së Vjenës, në kuadër të të cilës bankat do të mund të zgjasin jetën e huave sipas dëshirës së tyre”, ka shtuar ai.

Top Channel