Agjentët e Policisë së Kosovës kanë kryer sot një operacion kundër krimit të organizuar, që është mbyllur me arrestimin e 7 personave.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave personat e arrestuar akuzohen për vepra kriminale të organizuara, kryesisht trafik qëniesh njerëzore dhe kontrabandë.

Sipas burimeve, operacioni, i koduar me emrin “Gryka”, u ekzekutua sot pas disa muajsh hetime intensive mbi grupin e strukturuar kriminal.

Hetimet për këtë cështje u menaxhuan nga agjentë të njësisë kundër krimit të organizuar, të drejtuar nga një prokuror i Prokurorisë Speciale dhe një gjyqtar nga radhët e misionit EULEX.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA