FSK, nis trajnimi i rekrutëve të rinj
13/06/2011 17:20
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës njoftoi sot nisjen e fazës së parë të stërvitjes për 150 rekrutët e rinj të FSK-së.
Sipas njoftimit, trajnimi i 150 pjesëtarëve të rinj, të zgjedhur mes 251 rekrutëve të pranuar nga 4200 aplikantë, do të zgjasë 9 javë.
Ministria e FSK-së ka saktësuar se rekrutët janë vendosur tashmë në qendrën stërvitore dhe pasi kanë marrë uniformat, kanë nisur testet e para fizike nën kontrollin e instruktorëve.
Në kuadër të programit, në muajin shtator do të nisë dhe stërvitja e grupit të dytë të rekrutëve, njofton më tej Ministria e FSK.
Top Channel