Prokurorët e EULEX-it kanë ngritur një aktakuzë kundër dy personave lidhur me atë që njihet si rasti “Medicus”.

Yusuf Ercin Sonmez, shtetas turk dhe Moshe Harel, shtetas izraelit, janë të pandehurit në padinë e ngritur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Akuzat kundër Yusuf Ercin Sonmez përfshijnë trafikimin me njerëz, krimin e organizuar dhe ushtrimin e paligjshëm të veprimtarisë mjekësore.

Ndërsa Moshe Harel është akuzuar për trafikim të personave dhe krim të organizuar.

Këto shkelje pretendohet se janë kryer në vitin 2008 në klinikën “Medicus” në Prishtinë dhe kanë përfshirë shumë viktima prej shteteve të ndryshme.

Urdhër-arrestet për këta dy të dyshuar janë lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ndërsa fletë-arrestet ndërkombëtare nga Interpoli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA