Hacker-at sulmojnë FMN
12/06/2011 10:45
Kompjuterat e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë nën një sulm kibernetik.
Lajmin e ka bërë të ditur për ‘New York Times’ një zëdhënës i FMN-së.
“FMN është tërësisht operativ. Vetëm mund të konfirmoj se mbi këtë çështje është hapur një hetim”, ka theksuar zëdhënësi David Hawley.
FMN, që ka akses mbi informacione “delikate” mbi shumë vende të botës, është goditur kohët e fundit nga sulme kibernetike të cilat konsiderohen nga ekspertët si “të sofistikuara”.
Top Channel