Tre muaj nga tsunami, ndalet Japonia

11/06/2011 13:50

E gjithë Japonia është ndalur sot në 14:46 me orën lokale, në kujtim të
viktimave të tragjedisë së tërmetit/tsunam të 11 marsit, duke mbajtur
një minutë heshtje.

Edhe në Tokio, ku po zhvilloheshin një seri manifestimesh kundër energjisë bërthamore dhe cështjes ende të pazgjidhur të centralit të Fukushimës, mijëra persona janë mbledhur dhe kanë kujtuar me respekt viktimat.

Kryeministri Naoto Kan ka vizituar Kamaishin, prefektura e Iuates, ku është mbajtur një ceremoni përkujtimore për 3 zjarrfikës që humbën jetën në përpjekje për të shpëtuar popullsinë pas lajmit për mbërritjen e tsunamit.

“Dëgjoj kërkesat e të gjithëve dhe shpresoj që të mund t’i plotësoj me ekstra-buxhetin, për të përshpejtuar në maksimum rindërtimin”, ka deklaruar Kan.

Kryeministri i është referuar katastrofës që goditi veri-lindjen e vendit dhe që për momentin regjistron 23.500 viktima e të zhdukur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA