Siria, SHBA: T’i jepet fund dhunës brutale

11/06/2011 08:45

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër dhunën e tepruar të qeverisë siriane ndaj protestuesve anti-regjim.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se qeveria e Damaskut po e tërheq Sirinë në një “shteg të rrezikshëm” dhe ka bërë thirrje për një “fund imediat” të dhunës dhe brutalitetit.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se të paktën 32 persona kanë mbetur të vrarë në përleshjet e së premtes mes protestuesve dhe policisë.

Aktet e dhunës u verifikuan pasi trupat qeveritare hynë në qytetin Xhisr al Shugur, ku më herët gjatë javës u vranë 120 agjentë të forcave të sigurisë.

Mijëra civilë kanë braktisur vendin dhe janë drejtuar për në Turqi për t’i shpëtuar ofensivës qeveritare.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney përsëriti apelin që forcat siriane të sigurisë të kufizojnë veprimet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA