Siri, protesta në të gjithë vendin

11/06/2011 01:35

Protestat kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad janë shtrirë në të gjithë Sirinë.

Në të gjithë vendin veprojnë grupe të armatosura kundër al Assad. Në veri ushtria ndërmori një operacion masiv ndaj asaj që autoritetet vendase e quajne organizata e armatosur “Jisr ash Shugur”. Operacioni masiv ushtarak ka provokuar mijëra të zhvendosur. Sipas raportimeve të organizatave humanitare, të paktën 4 mijë persona kanë lënë Sirinë dhe për në Turqi.

Ndërkohë, në qendër dhe në jug të vendit kanë vijuar protestat kundër Bashar al Assad. Mediat ndërkombëtare raportojnë dhjetra viktima nga përleshjet mes forcave të sigurisë dhe manifestuesve, ndërkohë që ushtria dhe forcat e tjera paramilitare nuk ngurojnë të qëllojnë drejt masave të paarmatosura.

Top Channel