Siri, 4.300 të larguar për në Turqi

11/06/2011 14:55

Të paktën 4.300 persona i janë larguar dhunës në Siri duke kërkuar strehim në Turqi, ka deklaruar një zyrtar turk.

Një korrespondent i BBC në kufi bën të ditur se numri i të zhvendosurve mund të jetë shumë më i madh.

Sirianët e larguar janë kryesisht nga qyteti Xhisr al Shugur, i vënë nën shënjestrën e trupave qeveritare.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes flasin për një sulm me tanke të kryer të premten në mëngjes, ku disa persona u vranë dhe disa të korra u shkatërruan.

Qeveria siriane deklaron se trupat e saj shkuan në qytet për të rivendosur rendin, pas vrasjes së 120 agjentëve të sigurisë.

Përleshjet që u zhvilluan ditën e premte lanë në të gjithë vendin të paktën 32 persona të vrarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA