Presidenti i Jemenit ende rëndë
11/06/2011 15:35
Gjendja shëndetësore e presidentit jemenit Ali Abdallah Saleh, i plagosur rëndë më 3 qershorin e shkuar në një sulm në xhaminë e pallatit presidencial të Sanaa dhe i shtruar në një spital saudit, mbetet e keqe.
Lajmin e ka bërë të ditur një burim i mirëinformuar në Riad.
“Gjendja shëndetësore e presidentit Saleh ëshë ende e rëndë, kryesisht ka probleme me mushkëritë dhe vështirësi respiratore”, ka bërë të ditur një burim jemenit në Arabinë Saudite.
Top Channel