Pekini mbyll dyert e Tibetit

11/06/2011 13:25

Autoritetet kineze kanë ndaluar udhëtimin e turistëve të huaj në Tibet, për disa javë gjatë muajit korrik.

Burime turistike bëjnë të ditur se ndalimi është vendosur për shkak të 90-vjetorit të lindjes së Partisë Komuniste kineze dhe do të prekë vetëm turistët jokinezë.

Edhe në maj autoritetet e Pekinit ndaluan udhëtimin në Tibet për turistët e huaj, për shkak të 60-vjetorit të “clirimit paqësor të Tibetit”, sic e quajnë kinezët pushtimin e vendit të Lama-ve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA