15 civilë afganë, mes të cilëve tetë fëmijë, kanë mbetur të vrarë nga
shpërthimi i një mine artizanale gjatë kalimit të automjetit në të cilin
po udhëtonin në provincën e Kandaharit, bastion historik i talebanëve.
“15 civilë, mes të cilëve 8 fëmijë, 4 gra dhe 3 burra kanë mbetur të vrarë kur automjeti i tyre shkeli një bombë artizanale të vendosur në rrugë”, ka deklaruar Ministria e Brendshme afgane në një komunikatë.
Ndërkohë, në provincën lindore të Khostit një shef policie dhe një kolegu i tij kanë humbur jetën si pasojë e një atentati vetëvrasës.
Ndërsa në një zonë tjetër, dy ushtarakë francezë kanë vdekur ndërsa njëri ka mbetur i plagosur rëndë. Nga atentatet e sipërpërmendura kanë mbetur të plagosur 23 persona.
Top Channel