Libia: Rrëzuam helikopterin e NATO-s
11/06/2011 03:05
Një helikopter francez, pjesë e forcave të NATO-së që kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj Libisë u rrëzuar pranë qytetit Zlitan.
Lajmi njoftohet nga televizioni shtetëror libian që nga ana e tij i referohet një zyrtari të lartë të ushtrisë vendase.
Edhe televizioni arab, al-Arabyia njoftoi për lajmin, por nga ana e NATO-s nuk ka ardhur ende asnjë reagim.
Që nga nisja e bombardimeve të NATO-s, autoritetet e Tripolit njoftojnë se kanë rrëzur 2 avionë të Aleancës, por këto pretendime janë hedhur poshtë nga vendet anëtare të NATO-s.
Top Channel