Libi, mbi 30 viktima në Misurata
11/06/2011 02:00
Të paktën 31 të vdekur dhe 11 të plagosur është bilanci i luftimeve të zhvilluara në qytetin e Misuratës mes forcave besnike të Gedafit dhe trupave rebele.
Lajmi njoftohet nga burimet mjekësore të qytetit në fjalë duke shtuar se luftime të ashpra kanë vijuar në periferitë e qytetit, që kontrollohet nga forcat rebele.
Ndërkohë, trupat e Gedafit kanë sulmuar edhe qytetin e Gadamisit, 600 km larg Tripolit, qytet që deri më tani nuk ishte përfshirë nga lufta civile që ka kapluar Libinë.
Top Channel