Kundërsulm i Gedafit

11/06/2011 00:45

Forcat besnike të Gedafit sulmuan me artileri qytetin e Gadamis, 600 kilometër larg Tripolit.

Lajmi njoftohet nga forcat rebele në këtë qytet, sipas të cilave bombardimi ka ardhur pas protestës anti-Gedafi të ditës së mërkurë të mbajtur në këtë qytet.

Nuk ka njoftime për viktima apo të plagosur, ndërkohë që sulmi vjen në një kohë kur Gedafi ka marrë një “garanci” nga kryeministri turk, Erdogan për të lënë pushtetin dhe për t’i dhënë fund dhunës në Libi.

Top Channel