Kubë, disidenti ndërpret grevën e urisë

11/06/2011 10:10

Disidenti kubanez Guillermo Farinas ka ndërprerë grevën e urisë të nisur
javën e kaluar, për të mos vënë në rrezik jetën e ish-të burgosurve
politikë që kishin ndërmend t’i bashkoheshin nismës së tij.

“Disa ish-të burgosur politikë, gjendja shëndetësore e të cilëve nuk është e mirë, më kanë njoftuar se duan të fillojnë grevën e urisë”, ka dekalruar Farinas.

Disidenti ka saktësuar më tej se është takuar me Librado Linares dhe Jose Daniel Ferrier, të cilët i kishin shprehur vullnetin për t’u bashkuar me grevën e 24-t të tij në 15 vjet.

Por ka qenë pikërisht për shkak të nismave të Farinas që disa të burgosur politikë kanë fituar lirinë dhe janë strehuar në Spanjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA