Kolumbia miraton ligjin “historik”

11/06/2011 08:55

Kolumbia ka miratuar një ligj kontrovers që synon të dëmshpërblejë rreth 4 milionë viktimat e konfliktit të gjatë të armatosur të vendit.

Ligji i Viktimave, i cilësuar nga presidenti Juan Manuel Santos si “historik”, lejon që dëmshpërblimi t’u jepet të afërmve të personave të vrarë.

Ai parashikon gjithashtu që miliona hektarë tokë e grabitur t’u kthehet pronarëve legjitimë, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Analistët shprehen se implementimi i këtij ligji përbën një sfidë të madhe për qeverinë kolumbiane, të cilës sipas tyre do t’i duhet rreth një dekadë.

Rebelët marksistë ende vazhdojnë konfliktin e tyre 47-vjecar për të rrëzuar qeverinë, ndërsa kartelet e drogës trafikojnë qindra tonelata kokainë dhe i përdorin miliarda dollarët e fituar për të goditur shtetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA