Kinë, mister fati i disidentit Huang Li

11/06/2011 12:30

Aktivistët kinezë për të drejtat e njeriut kanë denoncuar se disidenti
kinez Huang Li është liruar dje nga burgu, por menjëherë është dërguar
në një shtëpi sekrete, ku do të qendrojë në arrest me familjen e tij.

Bashkëshortja e tij, Zeng Li, ka deklaruar se policia e ka ndaluar atë që të priste të shoqin në dalje të burgut.

Ndërsa “Radio Free Asia” bën të ditur se policia e ka fshehur Huang bashkë me familjen, ashtu sikurse ka ndodhur edhe me disidentë të tjerë.

Qeveria e Pekinit vazhdon të përdorë dorë të hekurt ndaj disidentëve, mes të cilëve spikat rasti i Liu Xiaobo, që u shpall fitues i cmimit Nobël për Paqen, por që nuk u lejua të dilte nga burgu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA