Jemen, vriten 21 terroristë të Al Kaedës
11/06/2011 15:50
Ministri jemenit i Mbrojtjes ka lajmëruar vrasjen e 21 terroristëve të Al Kaedës në provincën jugore të Abyan, kryeqendra e të cilës muajin e shkuar ishte pushtuar nga militantë islamikë.
Në një deklaratë për shtyp, ministri ka bërë të ditur se 18 terroristë janë vrarë në Zinjibar dhe tre të tjerë në qytetin e Lawdar.
Trupat jemenite kanë shkatërruar gjithashtu një depozitë armësh dhe municionesh në Zinjibar.
Top Channel