Itali, zbarkojnë edhe 667 emigrantë

11/06/2011 10:20

Pas disa ditësh “armëpushim” kanë rifilluar zbarkimet e emigrantëve
afrikanë në ishullin italian të Lampeduzës, në jug të vendit.

Sipas mediave italiane, në orët e fundit kanë zbarkuar plot 667 klandestinë të cilët po udhëtonin në bordin e tre varkave.

Sipas burimeve, dy prej mjeteve lundruese, motorat e të cilave ishin në avari, janë ndihmuar nga anijet e rojës bregdetare teksa ndodheshin ende jashtë ujërave territoriale.

E para kishte 299 refugjatë nga Libia, ndërsa e dyta 225 refugjatë të tjerë. Ndërsa gjatë natës kishte mbërritur një tjetër varkë me 143 emigrantë.

Zbarkimet në jug të Italisë u shtuan ndjeshëm pas trazirave të verifikuara në vendet e Afrikës Veriore, kryesisht në Tunizi dhe Libi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA