Bahrein, mijëra opozitarë në shesh
11/06/2011 19:25
Mijëra qytetarë të Bahrein kanë zbritur në shesh sot në emiratin e vogël të Gjirit Persik për të kërkuar reforma politike.
Bëhet fjalë për protestën e radhës që prej marsit nga popullsia që është me shumicë shiite, kundër menaxhimit të pushtetit nga ana e familjes sunite Al Khalifa.
Manifestimi nuk u autorizua nga qeveria, por policia nuk ndërhyri për të ndaluar rreth 10 mijë persona që merrnin pjesë në protestë.
Top Channel