Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Prova të reja kanë dalë në dritë mbi mënyrën se si Gordon Brown dhe mbështetësit e tij u përpoqën të rrëzonin Tony Blair nga posti i kryeministrit.
Përpjekjet e tyre janë të pranishme në disa dokumenta që i përkasin kancelarit hije, Ed Balls, të cilat janë publikuar nga “Daily Telegraph”.
Dokumentat tregojnë se Brown dhe njerëzit e tij u përpoqën të spostonin zotin Blair pasi laburistët fituan zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2005.
Mbështetësit e zotit Brown u takuan më 21 korrik 2005, kur zoti Blair po merrej me cështjen e atentateve në Londër.
Zëvendësredaktori politik i BBC, James Landale thotë se, pas thashethemeve dhe zërave lidhur me këtë cështje, këto dokumente tregojnë hapur përpjekjet e jashtëzakonshme për të larguar Blair.
Top Channel