Tensionohen raportet Kinë-Vietnam

10/06/2011 09:25

Vietnami ka akuzuar Kinën se ka sulmuar një nga anijet e saj mbikëqyrëse, në një kohë kur mes dy vendeve po rriten përplasjet për ujërat e diskutuar territorialë në detin e Kinës Jugore.

Vietnami ka deklaruar se një anije peshkimi kineze ka goditur qëllimisht një anije-cisternë brenda zonës së tij ekskluzive ekonomike.

Nga ana tjetër, Kina akuzon Vietnamin për “shkelje të rëndë” të sovranitetit të saj dhe për vënien në rrezik të jetës së marinarëve kinezë.

Përpjekjet e Kinës për të shpallur sovranitetin në brigjet jugore ka acaruar shumë vende të tjera të rajonit aziatik.

Piratët informatikë nga dy vendet kanë nisur sulme të ndërsjella, duke vendosur mesazhe patriotike në qindra faqe interneti, përfshirë ato të qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA