Sulmi ndaj Gaddafi-t, SHBA e kënaqur me sulmet në terren

10/06/2011 12:05

Administrata amerikane është e bindur se veprimet e Shteteve të
Bashkuara dhe të NATO-s në Libi do t’i japin fund regjimit të Muammar
Gaddafi-t.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney nuk i konfirmoi, por as nuk i mohoi komentet e Sekretares së Shtetit Hillary Clinton se njerëz të afërt me udhëheqësin libian Muammar Gaddafi kanë ofruar hapjen e negociatave për largimin e tij nga pushteti.

“Politikat që kemi ndjekur qoftë nga ana jonë, ose në bashkëpunim me partnerët tanë po japin rezultatin e dëshiruar, duke shtuar presionin ndaj regjimit të Gaddafi-t, duke ua bërë të qartë njerëzve që ka përreth se i kanë ditët e numëruara, se po bëjnë një zgjedhje shumë të qartë nëse qëndrojnë me Gaddafi-t, pasi nuk do ta kenë më nën kontroll Libinë në të ardhmen”, tha Carney.

Zëdhënësi, i cituar nga Zeri i Amerikes, ka thene perpara gazetareve se Shtepia e Bardhe beson qe pjesëtarë të rrethit të ngushtë të Gadafit do të vazhdojnë të largohen.

E ndersa operacionet bombarduese te NATO-s ne Tripoli keto ditet e fundit jane shtuar ndjeshem, i ashtuquajturi Grupi i Kontaktit për Libinë, eshte shprehur i gatshem te ndihmoje lëvizjen kundër gedafit me gjithsej 1,3 miliardë dollarë. Në këshillimet e bëra në Abu Dhabi morën pjesë përfaqësues nga 40 vende, ndër të cilat të gjitha shtetet pjesemarrese në ndërhyrjen e NATO-s në Libi. Disa vende arabe që do të japin para, duan t`ia kalojnë direkt ndihmat e tyre qeverisë kalimtare në Bengasi. Vende të tjera si SHBA dhe Italia, do ti derdhin fondet permes organizatave humanitare. Përfaqësues të rebelëve libianë kërkuan heqjen e bllokimit për paratë e ngrira të Gaddafi-t, për të mbuluar nevojat e popullsisë me ushqime dhe ilace.

Top Channel