Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Siria do të japë llogari përpara anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për fshehjen e një impianti bërthamor në territorin e saj.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, gjeti mbështetjen edhe të vendeve të tjera si Britania, Franca apo Gjermania të cilat dorëzuan një projekt-rezolutë në lidhje me këtë cështje.
Vec kësaj në projekt-rezolutë dënohet edhe dhuna e përdorur nga autoritetet për të shtypur protestat kundër presidentit Basha al Assad.
Në takimin e zhvilluar në Vjenë, nga 35 anëtarë të ANEA-s, 17 votuan pro, 6 kundër, mes të cilëve Rusia dhe Kina, 11 abstenime, ndërsa 1 anëtar nuk ishte i pranishëm.
Impianti bërthamor ndodhej në veri-lindje të Sirisë u bombardua nga Izraeli në shtetor të vitit 2007. ANEA nisi të hetojë pas kësaj ngjarje por autoritetet siriane refuzuan të bashkëpunojnë dhe lejuan vetëm një vizitë të inspektorëve të OKB-së.
Top Channel