Irani irritohet nga Britania
10/06/2011 04:05
Irani ka kërkuar “shpjegime” nga e dërguara me punë e Britanisë së Madhe në Teheran pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm britanik, William Hague se Irani ndihmon autoritetet siriane për të shtypur me dhunë protestat.
Jane Marriot, u thërrit nga Ministria e Jashtme iraniane për të dhënë shpjegimet e saj në lidhje me cështjen në fjalë. Marriot tha se do t’i përcjellë Londrës shqetësimet e Teheranit.
Ministri i Jashtëm britanik, William Hague, deklaroi para Dhomës së Përfaqësuesve në parlamentin britanik, ditën e martë se regjimi iranian, pas shtypjes me dhunë të protestave në vendin e vet, po ndihmon me pajisje teknike Sirinë të bëjë të njëjtën gjë me protestuesit e saj.
Top Channel