Iraku, “trupat USA të qëndrojnë”

10/06/2011 08:45

Iraku do t’i kërkojë SHBA të mbajnë trupat e tyre në vend përtej afatit të vendosur për tërheqje në fund të vitit 2011, ka bërë të ditur shefi i ardhshëm i Pentagonit.

Drejtori në ikje i CIA-s, Leon Panetta ka deklaruar se është i bindur se një kërkesë e tillë do të bëhet së shpejti.

Deklaratën e tij Panetta e ka bërë në komitetin e Senatit amerikan, që ka shqyrtuar emërimin e tij në krye të Departamentit të Mbrojtjes.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara kanë rreth 47 mijë trupa në Irak, asnjë prej të cilave në rol luftarak. Në bazë të një marrëveshjeje të vitit 2008, ata pritet të largohen brenda 31 dhjetorit të vitit 2011.

“Për mua është e qartë që Iraku po merr në konsideratë mundësinë për të bërë një kërkesë që një pjesë e trupave të qendrojnë atje”, ka deklaruar Panetta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA