E.Coli, përgjegjës filizat e sojës
10/06/2011 12:40
Të dhëna të reja, në lidhje me fajtorin për përhapjen e bakterit të rrezikshëm E.Coli, që deri tani ka shkaktuar 30 viktima.
Sipas burimeve zyrtare gjermane shkak për epideminë janë filizat e sojës dhe alfa-alfa-s, një bimë mjekësore.
Lajmin e bëri më dije Reinhard Burger, drejtori i Instititutit Robert Koch (Rki), që u mblodh mëngjesin e së premtes në Berlin me anëtarët e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Sigurinë e Ushqimit dhe anëtarët e Institutit Federal për Vlerësimin e Rreziqeve.
Top Channel