E.Coli, 31 viktimat në Evropë

10/06/2011 18:40

Bilanci i viktimave të epidemisë E. Coli në Europë është rritur në kuotën 31, nga të cilët 30 kanë humbur jetën në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Robert Koch.

Viktimat e goditura nga sindroma hemolitike janë 21, në një total prej 759 rastesh të vërejtura.

Ndërkohë ato të shkaktuara nga infeksioni i tipit Escherichia Coli Enteroemorragica (Ehec) janë 9, në 2229 raste.

Në përgjithësi, në vend regjistrohen gjithsej 2988 raste.

Top Channel