Saleh del nga terapia intensive

09/06/2011 16:00

Presidenti jemenas Ali Abdullah Saleh, i cili mbeti i plagosur nga bombardimi i rezidencës së tij në Sana, ka dalë nga reparti i mjekësisë intensive.

Lajmin e bën të ditur agjencia zyrtare “Saba”, sipas të cilës mjekët arabë morën këtë vendim pas suksesit të ndërhyrjes kirurgjike.

Deri para pak ditësh, mediat ndërkombëtare raportonin se Saleh ndodhej në gjendje të rëndë, pasi kishte marrë plagë në kokë dhe djegje të rënda në trup.

Saleh ka refuzuar të japë dorëheqjen nga posti i presidentit, pavarësisht se qeveris vendin prej disa dekadash dhe protestave popullore që kanë përfshirë vendin.

Gjithësesi, dje në Sana partia në pushtet dhe ajo në opozitë ranë dakord për nisjen e bisedimeve për gjetjen e një zgjidhjeje për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Top Channel