Libia, hyn në fuqi fondi për rebelët

09/06/2011 21:20

Fondi ndërkombëtar për ndihmat financiare për rebelët libianë është operativ që prej ditës së sotme.

Deklarata është bërë nga nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Abdel Hafidh Ghoga nga Abu Dhabi, ku u mblodhën anëtarët e grupit të kontaktit për Libinë.

Fondit ka qenë pikërisht thelbi i samitit. “Kemi nevojë për të paktën 3 miliardë dollarë për katër muajt e ardhshëm”, tha ish-ministri i Jashtëm që ka kaluar në radhët e rebelëve, Abdel Rahman Shalgam.

Ndërkohë, si kundërsulm, regjimi i kolonelit Muammar Gaddafi ka kërcënuar se do të mbështesë lëvizjet separatiste evropiane.

Ministri i Jashtëm i Libisë ka deklaruar se Tripoli do të vendosë kontakte me separatistët e fraksioneve CEUTA dhe MELILLA, si dhe me baskët në Spanjë.

“Libia do të mbështesë pavarësinë e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar dhe të ishujve të Lampeduzës dhe Pantelerisë, derisa t’i kthehen atdheut mëmë, Tunizisë”, ka deklaruar ministri.

Top Channel