
Piratë informatikë nga Vietnami dhe Kina kanë nisur një fushatë ndaj njëri-tjetrit, duke vënë në shenjë qindra faqe interneti, përfshirë ato qeveritare.
Lufta informatike vjen në një moment kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë acaruar për shkak të pretendimeve territoriale të secilës palë.
Piratët kinezë vendosën flamurin e Kinës në web site-t vietnameze, ndërsa ata vietnamezë vendosën foto të personave të armatosur në faqet kineze.
Aktualisht, të dyja palët janë në një lloj lufte të ftohtë për shkak të pretendimeve territoriale mbi disa ishuj në detin e Kinës së Jugut.
Në fundjavën që kaloi, qindra vietnamezë protestuan kundër operacioneve detare të marinës kineze në ujëra të diskutueshme.
Marrëdhëniet mes Pekinit dhe Hanoit janë të acaruara prej kohësh, por protestat popullore janë jashtëzakonisht të rralla.
Top Channel