Cmenden elefantët, vrasin një person
09/06/2011 02:25
Cmenduria e elefantëve u ka marrë jetën një personi në një treg në qytetin Mysore në Indi.
Dy elefantët, kanë dalë nga një pyll pranë një zone mjaft të banuar dhe krejt papritur kanë nisur “terrorin” nëpër rrugët e qytetit Mysore.
Viktima të elefantëve fillimisht ishin disa kafshë, por papritur nisën të sulmojnë edhe njerëzit. Më fatkeqi ishte një person i cili ka marrë disa goditje nga elefanti duke gjetur edhe vdekjen. (kliko për të parë videon)
Për neutralizimin e kafshëve dhe dhënien fund të tmerrit u desh ndërhyrja e punonjësve të specializuar të kopshtit zoologjik, të cilët pas disa minutash në ndjekje të elefantëve i vunë nën kontroll.
Top Channel