Japoni, “blackout” në centralin e Fukushimës

08/06/2011 19:10

Centrali bërthamor i Fukushimës ka pësuar sot një “blackout” që ka zgjatur për rreth tre orë dhe ka prekur reaktorët 1 dhe 2.

Sipas agjencisë japoneze të lajmeve “Kyodoneës”, reaktorët kanë mbetur pa llampat e kontrollit, ndërkohë që në një njësi tjetër janë fikur treguesit e nivelit të ujit dhe presionit.

Kompania që menaxhon impiantin, “Tepco”, ka siguruar se ndërprerja e elektricitetit nuk ka ndërprerë injektimin e ujit për ftohjen e reaktorëve.

Megjithatë, “Tepco” nuk ka sqaruar për momentin shkaqet e aksidentit, që përbën një rrezik serioz për impiantin e dëmtuar nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit.

Top Channel