Siri, të shtëna në funeral, viktima

07/06/2011 10:10

Janë shndërruar në një tragjedi funeralet në masë të organizuara në fushën e refugjatëve palestinezë në al-Yarmuk, pranë Damaskut në Siri, për viktimat e përleshjeve të së dielës në lartësitë e pushtuara të Golanit.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia palestineze e shtypit të Bregut Perëndimor Wafa.

Në përfundim të funeraleve ka pasur trazira dhe 14 persona kanë humbur jetën nga të shtënat e militantëve të “Frontit popullor për lirinë e Palestinës” të Ahmed Jibril.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta