Saleh në gjendje të rëndë

07/06/2011 21:50

Gjendja e presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh është më e rëndë nga sa u mendua në fillim, pas sulmit që vuri në shënjestër kompleksin e tij javën e kaluar.

Gjendja e presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh është më e rëndë nga sa u mendua në fillim, pas sulmit që vuri në shënjestër kompleksin e tij javën e kaluar.

Ali Abdullah Saleh ndodhet aktualisht në Arabinë Saudite, ku të hënën iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Presidenti i Jemenit nuk është shfaqur në publik prej sulmit të së premtes, pas të cilit u vranë shtatë persona.

Sipas zyrtarëve amerikanë, të cituar nga AFP, ai ka pësuar djegie të shkallës së dytë në kraharor dhe hemoragji pas një goditjeje në kokë.

Ata besojnë se plagët janë shkaktuar nga një bombë e vendosur brenda pallatit presidencial dhe jo nga një predhë e lëshuar jashtë mureve të tij.

Saleh, që udheheq vendin prej vitit 1978, refuzoi të jeptë dorëheqjen pavarësisht protestave dhe kryengritjes së fiseve që po e cojnë vendin në prag të një lufte civile.

Deri tani në Jemen numërohen 350 viktima. Të martën u raportua për të tjera përleshje në qytetet jugore, Taiz dhe Zinxhibar.

Top Channel